Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 24.2.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Asim Vokshi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më 28.2.2020, vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Asim Vokshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
  2. Në zbatim të pikës 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, të transferojë çështjen me nr. Akti 3728, nr. Vendimi 10639, nr. 3728 Regjistri Themeltar, datë 23.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranë organit kompetent për inspektim, nëse evidentohen shkaqe për t’u marrë parasysh gjatë vlerësimit periodik të tij.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, znj. Etleda Çiftja relatore dhe  znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.​