Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 24.2.2020 për subjektin e rivlerësimit, Irena Gjoka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 26.2.2020, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Irena Gjoka, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme së Shkallës Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Genta Tafa Bungo relatore, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet  në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.