Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sqaron se, ndryshe nga se u njoftua në seancën dëgjimore të datës 31.01.2020, për subjektin e rivlerësimit Znj. Miliana Muça, seanca e shpalljes së vendimit për këtë subjekt do të zhvillohet në datën 4 shkurt ora 9:00.
Subjekti: Znj. Miliana Muça, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi
Subjekti: Z. Adnand Xhelili,prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi
Subjekti: Znj. Entela Shedula,kryetare/gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, për arsye objektive, seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Elona Kana, përcaktuar në datë 30.01.2020, ora 12:30, do të shtyhet me datë 03.02.2020, ora 13:00.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 10.12.2019 dhe 27.01.2020 për subjektin e rivlerësimit, Anton Martini, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 29.01.2020, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Anton Martini, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa (Bungo), znj. Pamela Qirko relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti: Z. Anton Martini, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja, Pamela Qirko
Data e vendimit: 12.12.2019
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Marjana Velçani, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 27.01.2020 për subjektin e rivlerësimit, Dritan Banushi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 28.01.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Dritan Banushi, kryetar i Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.