Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 10.12.2019 dhe 27.01.2020 për subjektin e rivlerësimit, Anton Martini, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 29.01.2020, me shumicë votash vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Anton Martini, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa (Bungo), znj. Pamela Qirko relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet  në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.