Duke marrë shkas nga disa lajme të pavërteta të publikuara në media, mbi kontrollin fizik të fëmijëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dëshiron të sqarojë opinionin publik, por edhe vetë subjektet e rivlerësimit:
Nga ky organ kushtetues nuk është ndërmarrë asnjëherë kontroll fizik për veshjet e fëmijëve të subjekteve të rivlerësimit dhe as nuk janë pyetur në lidhje me jetesën e tyre.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit funksionon në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit përkatës, duke e zbatuar rigorozisht atë.
Në këtë kuadër, me përgjegjësi të plotë garantojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka cenuar dhe nuk do të cenojë asnjëherë të drejtat e njeriut dhe, aq më tepër, të drejtat e fëmijëve.
Mediat janë partneri ynë kryesor në respekt të transparencës dhe informimit me korrektësi e vërtetësi të publikut dhe çdo keqinformim do të ndikonte në besueshmërinë e një procesi jetik për Shqipërinë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbetet i angazhuar për të ushtruar me paanshmëri, profesionalizëm dhe gjithnjë në respekt të ligjit funksionet e tij, me qëllim kryesor rikthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.
Subjekti: Fatmir Hoxha, Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese
Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve),Kati i 2-të.
Trupi Gjykues: Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 23.04.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Altina Xhoxhaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 03.05.2018, me shumicë votash vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Altina Xhoxhaj, gjyqtare pranë Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Brunilda Bekteshi relatore dhe znj. Genta Tafa (Bungo) anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 30.04.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Fatjona Memçaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 03.05.2018, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Fatjona Memçaj, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Alma Faskaj, z. Roland Ilia relator dhe znj. Firdes Shuli anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Data e vendimit: 05.04.2018
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Vitore Tusha, gjyqtare pranë Gjykatës Kushtetuese
SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES NË SEANCË PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. ADRIATIK LLALLA
Për t’u njohur me këtë njotim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:
Subjekti: Fatjona Memça, Prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë
Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve),Kati i 2-të.
Trupi Gjykues: Alma Faskaj, Roland Ilia, Firdes Shuli
Saimir Emini
Këshilltar Ekonomik
Diplomohet për “Financë-Kontabilitet” në 1995, në Fakultetin e Ekonomisë, Tiranë. Në vitin 2004 z.Emini ka marrë titullin “Kontabilist i Miratuar”. Gjatë karrierës së tij profesionale ka ushtruar funksione të ndryshme në administratën publike, por edhe në sektorin privat. Në vitet 1997-2000 ka ushtruar funksionin e inspektorit të kontrollit pranë degës së Tatim-Taksave në Tiranë. Ka punuar si financier e kontabilist në disa kompani private. Gjatë periudhës 2005-2010 ka ushtruar funksionet e audituesit pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe më pas, deri në vitin 2017, ka punuar si konsulent financiar dhe si ekspert i jashtëm pranë Ministrisë së Financave dhe Ambasadës së Holandës. Ka kryer trajnime dhe është i kualifikuar në fushën e menaxhimit financiar, kontrollit dhe inspektimit. Zotëron gjuhën franceze, angleze dhe italiane.
Mirela Kastrati
Këshilltare Ekonomike
Diplomohet për “Financë” në vitin 2005, në Fakultetin Ekonomik, Tiranë. Ka përfunduar studimet master në “Administrimin e kompanive”, në Francë. Gjatë viteve 2007-2010 ka punuar në departamentin e financës pranë institucionit financiar jobankar “Opportunity Albania”. Ka punuar gjithashtu si asistente e financës dhe administratës në Zyrën Shqiptare të Koordinimit të Minave dhe Municioneve. Në vitet 2007-2014 ka ushtruar profesionin e pedagoges së jashtme pranë “Albanian University” në departamentin financë-bankë. Ka kryer disa specializime në fushën e menaxhimit të të ardhurave, menaxhimit të shpenzimeve dhe menaxhimit të pronës. Zotëron gjuhën angleze, franceze dhe italiane.
Klodjana Theodhosi
Këshilltare Ligjore
Diplomohet “Jurist” në vitin 2002, në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë. Në vitin 2013 përfundon studimet master në “EU Business Law”.Ka qenë pjesë e administratës së Kuvendit të Shqipërisë që prej vitit 2003 pranë komisioneve parlamentare, të përhershme dhe të posaçme të tij. Deri në nëntor 2017 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore pranë Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë periudhës 2014 – 2016 ka qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin e një sërë projektligjesh të paketës së Reformës në Drejtësi. Ka marrë pjesë në trajnime dhe konferenca të ndryshme jashtë vendit. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.