Subjekti: Z. Arjan Balliu, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Roland Ilia

Genard Dylqeshi

Këshilltar Ligjore

Diplomohet “Jurist” në vitin 2007, në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë. Në vitin 2014 përfundon studimet master në “MBA në Sipërmarrje”, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë. Është anëtar i Dhomës së Avokatisë, Tiranë.
Ka qenë specialist në projektin e dixhitalizimit të regjistrit tregtar në Ministrinë e Drejtësisë dhe për një periudhë dyvjeçare ka punuar si specialist në Qendrën Kombëtare të Licencimit. Deri në vitin 2016 ka qenë përgjegjës i sektorit të pronësisë dhe zhvillimit rajonal pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, ndërsa më pas drejtor i projekteve pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Ka qenë autoritet përgjegjës për parandalimin e konfliktit të interesave dhe është njohës shumë i mirë i legjislacionit mbi pronësinë, menaxhimin e kontratave, dhe konfliktit të interesit. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

Anola Xhuli (Shala)

Këshilltare Ligjore

Diplomohet “Jurist” në vitin 1996, në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë. Në vitin 2014 ka përfunduar studimet master në “Administrimin e institucioneve sociale në sistemin edrejtësisë”. Është e licencuar edhe në profesionin e avokates. Gjatë karrierës së saj ajo ka ushtruar detyrën e ndihmësgjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë; shefes së sektorit për të drejtat e minorenëve dhe përafrimin e legjislacionit në këtë fushë në Drejtorinë e Shërbimeve Juridiko-Administrative në Ministrinë e Drejtësisë; inspektores në Drejtorinë e Inspektimit Gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë, si edhe drejtores juridike prej vitit 2009 pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Gjatë viteve 2001-2005 ka qenë anëtare e Komitetit Shqiptar të Birësimeve. Autore e shumë botimeve, disponon një sërë certifikatash si trajnuese dhe zotëron gjuhën angleze.

Subjekti: Z. Simon Pashuku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi, Xhensila Pine

SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES NË SEANCË  PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. ARBEN DOLLAPAJ

Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:

Lexo/Shkarko

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 12.11.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Isuf Shehu, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 14.11.2019, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Isuf Shehu, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

 

 

 

 

Subjekti: Z. Isuf Shehu, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi

Vendimi Nr: 193
Data e vendimit: 06.09.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Sokol Ibi, gjyqtar/kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 02.12.2019.
Tiranë më 03.12.2019

Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të pikës 8 të nenit 3 të rregullores “Për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, pas miratimit të listës me vendim nr. 59 të datës 07.11.2019 të Komisionit, më 12 nëntor 2019 janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e rivlerësimit për subjektet e rivlerësimit, si më poshtë:

      1. Dritan Gina Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
      2. Bledar Maksuti Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
      3. Agron Gjana Prokuroria e e Rrethit Gjyqësor Durrës
      4. Bledar Bejko Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës
      5. Drini Pali Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës
      6. Rabiana Halili (Shehu) Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës
      7. Saimir Smaka Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë
      8. Dritan Marku Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë
      9. Natasha Shallapi (Prifti) Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë
      10. Artan Hazbi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë
      11. Binas Nina Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan
      12. Elmira Tafani (Çabej) Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan
      13. Alfred Shehu Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan
      14. Sali Hasa Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë
      15. Lorenc Mërkuri Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë
      16. Julian Çafka Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
      17. Spartak Çoçoli Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
      18. Tasim Puci Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat
      19. Silvana Pani Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet
      20. Bujar Memia Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë
      21. Ketra Bajrami Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë
      22. Nevrie Duka (Halo) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë
      23. Enkeleda Doda Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë
      24. Arben Dosti Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
      25. Mirela Iliopulli (Kore) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
      26. Pëllumb Vehbi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
      27. Kostika Çobanaqi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat
      28. Matilda Llangozi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat
      29. Durim Hasa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat
      30. Saemira Hila Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë
      31. Ali Koleci Gjykata e Rrethit Gjyësor Mat
      32. Rexhep Karaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat
      33. Enkeleda Qorri (Kapidani) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
      34. Tomorr Kullolli Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
      35. Bujar Musta Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
      36. Atalanta Zeqiraj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë
      37. Albert Spiro  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë
      38. Igerta Hysi (Bengu) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
      39. Rezarta Balliu (Vigani) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
      40. Niko Rapi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
      41. Ahmet Metaliaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
      42. Marinela Osmani (Nuni) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
      43. Besjana Garxenaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës
      44. Dhurata Bilo Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës
      45. Petraq Dhimitri (Koço) Gjykata e Apelit Durrës
      46. Elidon Papazisi Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër
      47. Ken Dhima Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë
      48. Arbena Ahmeti Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

 

Vendimi Nr: 170
Data e vendimit: 26.06.2019
Subjekti i rivlerësimit:Z. Luan Hasneziri, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.