Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se në bazë të ligjit nr. 84/2016, sot, në datën 20.7.2020, ora 17:00, zhvilloi procesin për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Komisionit.

Pas votimit të fshehtë, që u zhvillua në prani edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Pamela Qirko.

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Komisionit nr. 48, datë 20.7.2020.

Znj. Pamela Qirko do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datën 21.7.2020.

Njoftim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Enkeleda Osmani (Xhengo), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më 20.7.2020, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Enkeleda Osmani (Xhengo), prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.​

Subjekti: Znj. Enkeleda Osmani (Xhengo), prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Durrës

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Roland Ilia, Brunilda Bekteshi

SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES NË SEANCË  PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. GENCI SINJARI

Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:

Lexo/Shkarko

 

Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në zbatim të nenit 3, pika 7, germa “b” e rregullores “Për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, më 16 korrik 2020, Komisioni ka hedhur shortin dhe ka nisur procedurën e rivlerësimit për subjektet/kandidatë për në gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe administrativ si më poshtë:

1. Alma Ahmeti – Gjyqtare në Rrethin Gjyqësor Kukës;

2.Arta Duka – Gjyqtare në Rrethin Gjyqësor Fier;

3.Elona Mihali- Gjyqtare në Rrethin Gjyqësor Vlorë;

4.Migena Laska – Gjyqtare në Rrethin Gjyqësor Tiranë;

5.Marsela Pepi – e komanduar Inspektor në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë;

6.Qemal Zaimi – i komanduar nëpunës përgjegjës në Njësinë e Vlerësimit Etik dhe Profesional në Këshillin e Lartë Gjyqësor.                                                                                           

Subjekti: Znj. Anita Mici, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Durrës

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.7.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Spartak Çoçoli, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.7.2020, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Spartak Çoçoli, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të  Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

 

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         

Subjekti: Z. Selim Kryeziu, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Etleda Çiftja

Subjekti: Z. Niko Rapi, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Genta Tafa (Bungo), Lulzim Hamitaj, Valbona Sanxhaktari

Subjekti: Z. Spartak Çoçoli, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj, Valbona Sanxhaktari

BESbswy