Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se në bazë të ligjit nr. 84/2016, sot, në datën 20.7.2020, ora 17:00, zhvilloi procesin për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Komisionit.

Pas votimit të fshehtë, që u zhvillua në prani edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Pamela Qirko.

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Komisionit nr. 48, datë 20.7.2020.

Znj. Pamela Qirko do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datën 21.7.2020.