Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 18.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Manjola Kajana, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 19.06.2019 vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Manjola Kajana, prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici , znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Subjekti: Znj. Esmeralda Keshi (Cami), prokurore/drejtuese pranë Prokurorisë së Rrethit Dibër

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Pamela Qirko, Firdes Shuli, Etleda Çiftja

Subjekti: Znj. Manjola Kajana, prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi

Vendimi Nr: 146
Data e vendimit: 13.05.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Sotir Kllapi, prokuror/drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 04.07.2019.
Tiranë më 05.07.2019

Subjekti: Znj. Manjola Kajana, prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi

Subjekti: Z. Gurali Brahimllari, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Genta Tafa (Bungo), Brunilda Bekteshi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 13.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Kastriot Selita, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 18.06.2019, me shumicë votash vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Kastriot Selita, gjyqtar/kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
  2. Transferimin pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, të dosjes që i përket çështjes administrative me palë ndërgjyqëse paditëse shtetasin me inicialet B.V dhe të paditurin, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, përfunduar me vendim të Gjykatës Administrative të Apelit nr. 309 datë 06.02.2019.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Subjekti: Z. Kastriot Selita, gjyqtar/kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të riçelë hetimet për subjektin e rivlerësimit, z. Elvin Gokaj, prokuror/drejtues në Prokurorine pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Për rrjedhojë, seanca dëgjimore e përcaktuar të mbahej në datën 18.06.2019, nuk do të zhvillohet.

Data për seancë dëgjimore do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit. 

​ 

 

Vendimi Nr: 148
Data e vendimit: 16.05.2019
Subjekti i rivlerësimit:Z. Artan Shtrungza, prokuror/drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 05.07.2019.
Tiranë më 08.07.2019