Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 07.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Fuat Vjerdha, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 10.06.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Shkodër.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 05.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Enkeledi Hajro, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 10.06.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Enkeledi Hajro, kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, z. Roland Ilia relator, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti: Z. Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Shkodër.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj.
Subjekti: Znj. Enkeledi Hajro, kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia
Subjekti: Z. Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia
Subjekti: Z. Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia, Xhensila Pine.
Data e vendimit: 09.04.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Ferdinand Elezi, prokuror/drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 06.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Ened Nakuçi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 07.06.2019 vendosi:
- Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
- Në zbatim të pikës 4, të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016 të transferojë pranë organit kompetent për inspektim për shkelje disiplinore, çështjet të cilat rezultuan nga gjetjet në aspektin profesional për subjektin e rivlerësimit.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Xhensila Pine, z. Roland Ilia relator, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 06.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Edvin Kondili , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 07.06.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES NË SEANCË PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. XHEZAIR ZAGANJORI
Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë: