Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 06.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Ened Nakuçi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 07.06.2019  vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
  2. Në zbatim të pikës 4, të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016 të transferojë pranë organit kompetent për inspektim për shkelje disiplinore, çështjet të cilat rezultuan nga gjetjet në aspektin profesional për subjektin e rivlerësimit.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Xhensila Pine, z. Roland Ilia relator, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.