Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës së KPK-së janë :

1. E drejta për informim është e drejtë kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim

2. Prezumimi i publikimit të të dhënave: KPK-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacione që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e KPK-së.

4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

5. Organ mbikëqyrës i proçedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale(Këtej e tutje KDIMDP)

6.Rishikimi i porgramit të transparencës bëhet sipas së njëjtës proçedurë,përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

7.Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë :
-i plotë
-i saktë
-i përditësuar
– i thjeshtë në konsultim
-i kuptueshëm
-lehtësisht i aksesueshëm
-i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik