Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 25.06.2018 për subjektin e rivlerësimit, Vate Staka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 03.07.2018, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Vate Staka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Valbona Sanxhaktari, znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.