Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 22.06.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj.Brikena Ukperaj (Lubonja), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 25.06.2018, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Brikena Ukperaj (Lubonja), gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Etleda Çiftja relatore, znj.Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.