Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 14.06.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Gentian Trenova, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 20.06.2018, vendosi:

Shkarkimimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Gentian Trenova, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z.Lulzim Hamitaj, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.