Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 03.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Arta Marku, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 04.07.2018, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e përkohshme pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Genta Tafa (Bungo), znj. Suela Zhegu relatore, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.