Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj.Alma Brati, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 05.07.2018, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Alma Brati, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Pamela Qirko, znj. Genta Tafa (Bungo) relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.