Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 20.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Xhezair Zaganjori, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 24.07.2018 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z.Olsi Komici, znj. Pamela Qirko relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.