Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 18.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Ervin Metalla, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 23.07.2018 vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës Apelit Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Valbona Sanxhaktari, znj. Xhensila Pine relatore, znj.Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.