Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 08.02.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Elsa Toska, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 12.02.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Elsa Toska, këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, znj. Genta Tafa (Bungo) relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.