Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 06.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Edvin Kondili , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 07.06.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.