Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 23.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Hysen Keta, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 25.07.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Hysen Keta, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Përmet.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.