Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 07.11.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Hajrie Muçmata, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 11.11.2019, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Hajrie Muçmata, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Alma Faskaj relatore, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.