Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 11.12.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Mariana Velçani, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.12.2019, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Mariana Velçani, kryetare/gjyqtare pranë Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë Durrës.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi mund të ushtrohet ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.