Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 27.01.2020 për subjektin e rivlerësimit, Dritan Banushi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 28.01.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Dritan Banushi, kryetar i Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.