Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Tomor Skreli me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, përcaktuar në datë 03.02.2020, ora 12:00, për shkaqe të arsyeshme nuk do të zhvillohet.
Data tjetër për seancë dëgjimore do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.