Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Gjon Fusha, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.6.2020, vendosi:

 

1.      Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gjon Fusha, prokuror/drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër. 

2.      Transferimin per inspektim, pranë organit kompetent, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë të dy dosjeve penale, përkatësisht dosjen që i përket Vendimit penal nr. 276, datë 16.10.2015 të Gjykatë së Apelit Gjirokastër, si dhe dosjen që i përket Vendimit penal nr. 44, 21.05.2019 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të  Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe / ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.