Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 9.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Miranda Andoni, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.6.2020, vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znn. Miranda Andoni, me detyrë Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Gjirokastër
  2. Në zbatim të pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, të përcjellë për vlerësimin etik dhe profesional pranë organit kompetent, 1 çështje për inspektim dhe konstatim të shkeljeve të mundshme disiplinore.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Firdes Shuli relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe / ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit