Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 9.10.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Etleva Temo, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.10.2020, vendosi:
Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Etleva Temo, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, z. Olsi Komici relator, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit