Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 12.11.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Brahim Dragjoshi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.11.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Brahim Dragjoshi, prokuror/drejtues pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, znj. Pamela Qirko relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.