Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të riçelë hetimin për subjektin e rivlerësimit znj. Irida Kacerja, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Për rrjedhojë seanca e përcaktuar në datë 20.11.2020, nuk do të zhvillohet. Data tjetër për seancë dëgjimore do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.