Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 14.6.2021, për subjektin e rivlerësimit, znj. Alketa Zifla, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.6.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Alketa Zifla, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Ciftja, znj. Pamela Qirko relatore dhe znj. Xhensila Pine anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.