Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 21.6.2021, për subjektin e rivlerësimit, znj. Irena Plaku, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 23.6.2021, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Irena Plaku, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo , znj. Alma Faskaj relatore dhe znj. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.