Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 25.6.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Kreshnik Ajazi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 30.6.2021, vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Kreshnik Ajazi, prokuror dhe drejtues (i komanduar) në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
2. Transferimin e çështjes që i korrespondon procedimit penal nr. 292, datë 5.2.2015, bashkuar me procedimin penal nr. 303, datë 5.2.2015, në ngarkim të shtetasve me inicialet K.K dhe I.L, pushuar nga organi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në datë 27.10.2015, në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016
Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Brunilda Bekteshi relatore dhe znj. Genta Tafa Bungo anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.