Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 24.6.2021, për subjektin e rivlerësimit, znj. Lutfije Celami bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 25.6.2021, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Lutfije Celami, ​gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.​​

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Xhensila Pine relatore dhe z. Olsi Komici anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.