Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën, 13.9.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Arben Nika, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.9.2021, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Arben Nika, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, z. Olsi Komici relator dhe znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.