Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi zhvilloi seancën e datës 22.7.2020, në përputhje me pikën 6 të nenit 55 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, shpalli vendimin e ndërmjetëm nr. 5, në datë 24.7.2020, administroi rezultatet e arritura nga subjekti gjatë programit të trainimit pranë Shkollës së Magjistraturës dhe pasi i diskutoi ato në dhomë këshillimi, e konsideron të përfunduar procesin e rivlerësimit për subjektin Artan Çupi.

Në përfundim të këtij procesi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.9.2021, me shumicë votash vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit,  z. Artan Çupi, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Mat.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, znj. Etleda Çiftja relatore dhe znj. Pamela Qirko anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit