Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën, 15.9.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Bujar Musta, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.9.2021, vendosi:

Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Bujar Musta, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici , z. Lulzim Hamitaj relator dhe znj. Suela Zhegu anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.