Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën, 17.9.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Erion Çelaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 21.9.2021, vendosi:

Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Erion Çelaj, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Vlorë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj , znj. Etleda Çiftja relatore dhe znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.