Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi zhvilloi seancën e datës 12.7.2021, në përputhje me pikën 6 të nenit 55 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, shpalli vendimin e ndërmjetëm nr. 4, në datë 14.7.2021, administroi rezultatet e arritura nga subjekti gjatë programit të trainimit pranë Shkollës së Magjistraturës dhe pasi i diskutoi ato në dhomë këshillimi, e konsideron të përfunduar procesin e rivlerësimit për subjektin Riselda Fishta.
Në përfundim të këtij procesi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 14.7.2022, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Riselda Fishta, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z.Lulzim Hamitaj, znj. Genta Tafa Bungo relatore dhe znj.Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.