Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 27.9.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Ervisa Hyka , bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Ervisa Hyka, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. 

 Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Pamela Qirko relatore dhe z. Roland Ilia anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. 

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.  

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.   

Ky vendim u shpall sot, në datën 29.9.2022.