Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Ariana Gumbardhi (Caco), me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 28.9.2022, nuk u zhvillua e plotë.  

Përfaqësuesi ligjor i subjekti i rivlerësimit nga salla e seancave publike i kërkoi trupit gjykues të merrte në shqyrtim tre kërkesa procedurale.  

Në këto kushte, trupi gjykues, i përbërë nga znj. Pamela Qirko kryesuese, z. Roland Ilia relator dhe znj. Etleda Çiftja anëtare, pasi u tërhoq në dhomë këshillimi në prani dhe të vëzhguesit ndërkombëtar, vendosi t’i  kalojë për shqyrtim një trupi tjetër gjykues kërkesën e subjektit për përjashtimin e anëtares Etleda Çiftja, ndërsa për dy kërkesat e tjera, kryesuesja e trupit  gjykues, znj. Pamela Qirko, njoftoi se Komisioni do të shprehet pasi të legjitimohet anëtari i tretë.   

Data për vijimin e seancës do ti njoftohet subjektit të rivlerësimit përmes postës elektronike si dhe publikut në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.