Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 22.11.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Eugen Papandile,  bazuar në pikat 1 dhe 2 të nenit “G”, të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe në nenin 57 të ligjit nr. 84/2016, vendosi: 

  1. Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për z. Eugen Papandile, ish- këshilltar ligjor në Gjykatën Kushtetuese. 
     
  2. Ndalimin e emërimit të z. Papandile,  si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare. 

    Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Alma Faskaj relatore dhe znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. 

    Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.  

    Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. 

    Ky vendim u shpall sot, në datën 23.11.2022.