Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 21.11.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Viola Canaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: 

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Viola Canaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
  2. Transferimin e dosjes gjyqësore që i korrenspondon vendimit gjyqësor të dhënë nga subjekti, me nr. 129, datë 28.3.2022 në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. 

Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. 

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. 

Ky vendim u shpall sot, në datën 23.11.2022.