Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit znj. Ornela Xhembulla, e përcaktuar për t’u mbajtur sot, në datë 20.3.2023, ora 10:00, nuk do të zhvillohet.
Subjekti i rivlerësimit ka njoftuar përmes postës elektronike se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.
Komisioni në vijim do të njoftojë në faqen e tij zyrtare mbi procesin e rivlerësimit të znj. Ornela Xhembulla.