Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 28.3.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Eglantina Shehu bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:    

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Eglantina Shehu, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Alma Faskaj anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.       

Ky vendimmund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.     

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.     

Ky vendim u shpall sot, në datën 29.3.2023.