Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 6.7.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Enklid Gjini bazuar në ligjin nr. 84/2016, me shumicë votash vendosi:
Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Enklid Gjini, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Firdes Shuli relatore, z. Olsi Komici antar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 10.7.2023.