Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 7.7.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Përparim Vukaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:      

Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Përparim Vukaj, prokuror  pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.  

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Alma Faskaj antare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.        

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.        

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.          

Ky vendim u shpall sot, në datën 10.7.2023.