“Mjaftojnë vetëm 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë”, KPK i bashkohet nismës së dhurimit të gjakut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i është bashkuar sërish fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut, duke iu përgjigjur pozitivisht thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ).
Si një akt solidariteti njerëzor, ditën e sotme anëtarët e Komisionit dhe stafi administrativ kanë dhuruar gjak për personat në nevojë.
Nisma e dhurimit të gjakut bëhet në mbështetje të fushatës së ndërmarrë për t’u ardhur në ndihmë pacientëve që kanë më shumë nevojë, sidomos fëmijëve talasemikë dhe njerëzve me patologji të ndryshme.
Dhurimi i gjakut u krye nën kujdesin e ekipit të mjekësor në ambientet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.