Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se në përfundim të procesit të rivlerësimit për subjektin znj. Marsida Frashëri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 11.9.2023, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Marsida Frashëri, prokurore  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Genta Tafa Bungo anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 11.9.2023.